Kosova
Kurti publikon emrat e të dyshuarve për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur me emra personat që dyshohen se kryen sulmet ndaj KFOR-it në veri.
Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Këto protesta, me gjithë dashakeqësinë, na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha Kurti në Kuvend. Ai përmendi Milorad Jevtiqin si një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe.
Po ashtu përmendi si të identifikuar nga organet e hetuesisë edhe Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.
Sipas tij, të gjithë udhëhiqen nga Filipoviqi. Ai ka thënë se më 29 maj Filipoviqi e kishte rrahur një serb në Leposaviq.
Kurti ka përmendur si të maskuar edhe Nikola Axhiqin (hedhje koktej molotovi), Milan Zhijkoviqin, Danilo Krivokapiqin, Jovica Lazoviqin, Nikola Radomiroviqin, vëllezërit Stefan e Dejan Nedejlkoviq, Damjan Knezheviq, shkruan koha.net.
Për sulme ndaj KFOR-it, Kurti ka përmendur edhe Vladimir Radivojeviqin, Daniel Gjukiqin, Milosh Gjukiqin, Milan Tomiqin, Milan Joviqin, Peter Milosheviqin, Dejan Jevtiqin, Nikola Baldinin, Milan Zhivkoviqin, Vuk Brankoviqin, Luka Vlaskoviqin, Bozhidar Todoroviqin dhe Radish Adenoviqin si dhe Daniel Shmigiqin.
Sipas Kurtit, në protesta ka pasur edhe tifozë të Crvena Zvezdës. Ai ka thënë se janë arrestuar Nebojsha Elezoviq, Radosh Mitroviq, Zhivojko Milintijeviq, Ivan Sekiliq e Sinisha Jevtiq.
E-Diaspora
-
Cyrih: Në prag të edicionit të tretë të “Zurich Shqip Up Comedy Festival” Tashmë përgatitjet kanë filluar për edicionin e tretë të “Zurich Shqip Up Comedy Festival”, duke e...
-
Petrit Halilaj hap ekspozitën “Abetare” në Nju-Jork
-
Agon Uka nga Suedia do të luajë për kombëtaren e Kosovës
-
Fehmi Stublla përfaqësoi Kosovën në gjysmëmaratonën e Stokholmit
-
Promovohet libri: “Si e zbuluam Zvicrën duke ecur. Një shtegtim nëpër alpe dhe histori”
Jeta në Austri
-
Austria përballet me mbyllje të rrugëve për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe borës Reshjet e mëdha të parashikuara në të gjithë Austrinë kanë çuar në mbylljen e rrugëve të...
-
Vjena ka kopshtin zoologjik më të vjetër në botë
-
Pse 1.5 milionë njerëz nuk mund të votojnë në zgjedhjet vendimtare federale të Austrisë?
-
62% e Austrisë mbulohet nga Alpet
-
Numri i vizitorëve në pishinat e Vjenës këtë verë ka arritur nivele rekord