Kosova
Kurti pret në zyrë sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur të dielën në takim sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani, për të cilin ka folur fjalë të mëdha.
“Sot u takuam me të dhe babin e tij, Driton Rrahmani, njëherësh ikonën e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, i cili me shumë pasion po vazhdon ta mbështesë të birin në karrierën e tij në futboll. Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurt për t’u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Albionit i urova shumë suksese tutje, në veçanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës”, shkruan ndër të tjera Kurti të dielën.
Rrahmani është sulmuesin e Rapid Bukureshtit dhe pjesë e grumbullit të Kosovës për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Më 22 mars, Kosova luan në Yerevan ndaj Armenisë, kurse pas tri ditësh kundër Hungarisë në Budapest.
Rrahmani për Kosovën ka luajtur dy ndeshje, ndërsa është duke shkëlqyer në kampionatin elitar të Rumanisë. Ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje me fanellën e Rapidit.
E-Diaspora
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit Pianistja Lule Elezi mban koncert recital në vendin frymëzues të Frederic Chopin ...
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë