Lajme
Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit
Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë
Në mesin e javës tjetër, një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor.
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.
Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.
“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Kurti për gazetën Delo.
Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi, por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.
“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












