Kosova
Kurti për agjencinë italiane “AGI”: Po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për agjencinë italiane “AGI” ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, teksa ka folur edhe për organizatat kriminale në veri të vendit.
“Fatkeqësisht ata që u pasuruan gjatë luftës janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me Bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai ka thënë se po bëhet çmos për t’u afruar me BE-në.
“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidat për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se Lista Serbe ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putinin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












