Kosova
Kurti para BE-së e SHBA-së ia kërkon Vuçiqit dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës terroristin Milan Radoiçiq, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, me njohje reciproke, janë të domosdoshme për paqe, siguri dhe integrim.
“Për këtë arsye, kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radiociqin në Kosovë dhe grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë, Afrim Bunjkau, më 24 shtator”, tha Kurti.
Tutje, Kurti e porositi BE-në që ta kontrollojë progresin demokratik dhe reformat në rajon, e më pas t’i bazojë politikat e saj në ato të dhëna.
“Tani më lejoni të flas për përparimin e bërë me Planin Zhvillimor. Për Kosovën Plani Zhvillimor i BE-së paraqet një mundësi për ta çuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian, duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.
“Mirëpresim punën në tregun unik për vitin 2025-28 dhe të miratojmë këtë në Procesin e Berlinit. Ky duhet të jetë një plan ambicioz, i cili e integron rajonin tonë dhe e lidh me tregun e brendshëm të BE-së”.
Ndërkohë, ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor.
O’Brien në samitin ku po diskutohet Plani i Rritjes tha se SHBA-ja e mbështet këtë plan, pasi ka të bëjë me 18 milionë njerëz dhe me të ardhmen e tyre.
“Më vonë, këtë vit, vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime të ulëta. Pra, secilën herë që dikush dërgon para përmes bankës, do të ketë shpenzime më të vogla. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin në tregun unik evropian”, tha O’Brien.
Më tej, O’Brien tha se SHBA-ja është e ngazëllyer që po e sheh lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë se është vitale për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor për t’i përmbushur potencialet e veta.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












