Kosova
Kurti në Vjenë: Nuk do t’i harrojmë kurrë 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës nga regjimi i Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të enjten ka qëndruar për vizitë në Austri, ndërsa është pritur nga kancelari austriak, Karl Nehammer, ndërkaq në orët e mbrëmjes kreu i ekzekutivit të Kosovës ka mbajtur një fjalim me temë “Ballkani Perëndimor: Një pjesë qendrore për paqen e qëndrueshme në Evropë”, që ishte organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.
Kurti në këtë fjalim ka folur për krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa ka përmendur rastin kur në Serbi, në lumin Danub është gjetur një kamion ngrirës, në të cilën kanë gjetur 86 trupa, në mesin e të cilëve edhe të një vajze 7-vjeçare.
Para të pranishmëve, Kurti tha 7-vjeçarja dhe të tjerët u vranë dhe janë futur në kamion ngrirës, ndërsa pasi janë zhvendosur në tjetër kamion dhe ende nuk dihet se ku janë dërguar, shkruan Telegrafi.
Ai më tej tha se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.
Lexoni të plotë pjesën e fjalimit të Kurtit, ku flet për rastin e shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilëve janë gjetur në lumin Danub në Serbi, afër fshatit Tekija.
“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka.
Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.
Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.
Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












