Kosova
Kurti në Forumin e Vjenës: Kosova ka shënuar rritje të lartë ekonomike
Kurti: Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, 10.7 pë qind
Sot, në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, 10.7 pë qind, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se kjo rritje është më e madhja që nga paslufta, ndërsa u shpreh se pati rritje edhe të GDP-së, 4 për qind.
“Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejt, për çka është me rëndësi demokracia jonë po forcohet. Kemi ardhur më pranë tek aspiratat tonë demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejt pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti.
Sipas kryeministrit Kurti, rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet “më së shumti me demokratizimin e qeverive dhe të vlerave”.
Duke folur për energjinë e ripërtëritshme, Kurti tha se strategji kyçe është dekarbonizimi dhe rritja e efiçiencës, si dhe mbrojtja e konsumatorit.
“Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavatë energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”, tha ai.
Kurti tha se Kosova ka shënuar rritje edhe në aspektin e drejtësisë, duke u ngritur për 17 vende më lart.
Në këtë Forum që po mbahet në Austri, po marrin pjesë edhe aktorë politikë dhe ekonomikë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













