Kosova
Kurti: Më shumë ushtarë gjermanë do të ishin ndihmesë
Kurti tregon kohën se kur do të aplikojë Kosovë për anëtarësim në BE
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, në të cilën ka shprehur interesimin e tij që në Kosovë të ketë më shumë ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it.
Nën titullin “Kurti: Më shumë ushtarë gjermanë, do të na ndihmonin”, gazeta sjell intervistën në të cilën kryeministri kosovar deklaron se për shkak të kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia, do të ishte urgjentisht e nevojshme që të rritet ndjeshëm numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
“Kjo sigurisht që do të përmirësonte sigurinë tonë”, citohet të ketë thënë Kurti. “Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do t’u bashkoheshin forcave të NATO-s (KFOR), duke rritur kështu forcën parandaluese”.
Gazeta më tej citon kryeministrin Kurti të jetë shprehur se Kosova ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për 52 për qind për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërkohë që kanë 5 mijë ushtarë dhe 3 mijë rezervistë.
Por gazeta vë në dukje se kryeministri Kurti ka bërë të qartë se janë 48 baza ushtarake serbe rreth Kosovës, kurse Rusia dhe Serbia bashkëpunojnë ngushtë në politikën ushtarake dhe në vitin 2021 kanë ndërmarrë 104 manovra dhe aktivitete në të cilat kanë marrë pjesë pjesërisht edhe forcat e armatosura të Bjellorusisë.
Kur është fjala për mosmarrëveshjen e fundit për dokumentet e udhëtimit dhe targat, Kurti ka deklaruar se mbetet i vendosur – por në të njëjtën kohë ka edhe një ofertë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova do të aplikojë për t’u bërë kandidat për anëtarësim në BE këtë vjesht ose dimër, por jo më vonë se Krishtlindjet e këtij viti, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nga Welt se “çka ju bën kaq të sigurt se kjo do të funksionojë”, Kurti tha se Kosova është vendi më prodemokratik dhe më properëndimor në Ballkanin Perëndimor.
“Përveç kësaj, ne tashmë kemi lidhje të ngushta kontraktuale me BE-në përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mbi të cilat mund të ndërtojmë. Përveç kësaj, siguria e kontinentit evropian është e kërcënuar pas sulmit krejtësisht të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Pra, do të ishte e rëndësishme të kishit një partner të qëndrueshëm në Kosovë në krahun tuaj në Ballkanin Perëndimor. Pra, të dyja palët do të përfitonin njëlloj”, është shprehur Kurti, shkruan Welt, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se nuk pret që Kosova të anëtarësohet këtë vit apo vitin tjetër, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të marrë kohë, teksa shtoi se dikush me ndikim në BE do të duhej të thoshte “të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së deri në vitin 2030”.
“Do të ishte absolutisht e nevojshme një kornizë kohore nga Brukseli me piketa për t’u arritur. Do të ishte e rëndësishme që dikush me ndikim në BE të ngrihet dhe të thotë: Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së deri në vitin 2030 . Këtë na e kishin premtuar në vitin 2003. Askush nuk duhet të ketë frikë nga ne”.
“Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me 18 milionë banorë janë sa Holanda. Fuqia ekonomike korrespondon me produktin e brendshëm bruto të Sllovakisë. Përveç kësaj, çdo i treti banor i Ballkanit Perëndimor nuk jeton më sidoqoftë në shtëpi, por diku në Evropën Perëndimore, kryesisht në Gjermani”, u shpreh Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











