Kosova

Kurti konfirmon lirimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar lirimin e tre policëve që ishin rrëmbyer nga policia e Serbisë.

“Konfirmojme që tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të lumtur që po kthehen pranë familjeve të tyre, kidnapumi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të dënohet. Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës”, ka shkruar Kurti.

Tre policët janë liruar për tu mrojtur në liri, atyre u është ngritur aktakuzë për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese, përcjell albinfo.ch.