Kosova
Kurti për çështjen e Asociacionit
Në një deklaratë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike.
Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë sot, duke iu përgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili të mërkurën ka thënë që Kosova e ka detyrim ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurse, Kurti ka thënë se mund të ketë Asocaicon të komunave mbi baza zhvillimore.
“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës të ketë Asociacionin mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike.., por Asociacioni mbi bazë etnike nuk mund të kalojë sa i përket as frymës dhe as germës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praktiktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 23 dhjetor të vitit 2015”, tha ai.
“Kërkesa për Asociacion, e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale, nuk më duket që vjen nga njerëzit e thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë”, shtoi kryeministri. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është njëra prej marrëveshjeve më të diskutueshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën ishin pajtuar palët në kuadër të procesit, por që nuk është zbatuar, pasi u vlerësua se disa pika të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e Repubikës së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












