Kosova
Kurti: Gjatë kësaj jave, Kosova nënshkroi marrëveshje me KfW, Qeverinë e Zvicrës dhe Bankën Botërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vetëm gjatë kësaj jave, Kosova nënshkroi marrëveshje me KfW, Qeverinë e Zvicrës dhe Bankën Botërore.
“Këto marrëveshje përfshijnë 61 milionë euro për një park të energjisë diellore, 9 milionë euro për të rritur efikasitetin e ujësjellësit dhe 9 milionë euro për riparimet e ujitjes për të mbështetur fermerët. 79 milion euro të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”, përcjell albinfo.ch.
This week 🇽🇰 signed 3 agreements with KfW, the🇨🇭 Government, and @WorldBank. These agreements include €61m for a solar energy park, €9m to enhance water utility efficiency & €9m for irrigation repairs to support farmers. €79m allocated in just one week for 🇽🇰's development.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 15, 2023
Në anën tjetër, përmes një postimi në “Facebook”, ai u shpreh se sot siguria energjetike është siguri kombëtare, ndërsa sipas tij, Kosova ka kapacitete prodhuese të kufizuara që i takojnë shekullit të kaluar e që nuk janë investuar me dekada.
Ndër të tjera, ai u shpreh se energjia elektrike është interes kombëtar, teksa ka thënë se importimi i saj është shumë i shtrenjtë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












