Kosova
Kurti: Ekziston rreziku për luftë në Kosovë
"Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim në Bruksel mes nesh dhe serbëve për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shpresoj se do të ndihmojë në uljen e tensionit”, thotë Kurti
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë.
“Unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thosha të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”, ka thënë kryeministri i Kosovës për gazetën italiane “Repubblica”, pas protestave serbëve të ditëve të fundit, përcjell Albinfo.ch.
Arsyeja e këtyre trazirave, sipas Kurtit, vjen nga shtatori i vitit 2021, kur në frymën e reciprocitetit u mor vendim që të vendosen targa të përkohshme për serbët që hyjnë në Kosovë dhe Serbia u përgjigj duke lëshuar në fluturim ‘Mig29’ përgjatë kufirit.
Tashmë Kurti ka shtyrë deri më 1 shtator hyrjen në fuqi të dispozitave për dokumentet dhe targat që kanë nxitur protesta në veri të Kosovës.
“Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim në Bruksel mes nesh dhe serbëve për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shpresoj se do të ndihmojë në uljen e tensionit”, thotë Kurti në intervistën për gazetën italiane.
“Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të Kremlinit për pansllavizmin, ishte Ukraina. Nëse do të kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë shanset që të zhvillohet një luftë e tretë në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Kosovë, do të jenë shumë të larta”, tha ai.
Kryeministri kosovar shpjegon se është Moska ajo që komandon Beogradin në marrëdhëniet me Prishtinën. “Më 25 nëntor, kryeministri serb Vuçiq ishte në Soçi: ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vjet, mesatarisht ata shihen dy herë në vit, nuk është normale për liderët e qeverisë”.
Lidhur me gatishmërinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, e cila mund të gjenerojë tensione të tjera me Serbinë, Kurti argumenton se “është e kundërta: partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe anëtarësimi në NATO do të ndihmojë në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme. Orientimi ynë është transparent. Dhe bazohet në vlerat euroatlantike”.
“Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’. Që nga gushti 2001 Serbia ka ngritur 48 baza të avancuara, 28 ushtri dhe 20 baza operative të xhandarmërisë rreth Kosovës. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













