Kosova
Kurti: Do ta themelojmë Gjykatën Komerciale
Sipas tij, ka nevojë për prodhim në ekonomi e punësim në shoqëri
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po synon të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se diasporën do ta bëjnë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe se të gjitha planifikimet dhe vendimet do t’i marrin bashkë me mërgatën.
Ai ka thënë se Kosova ka Ministri të Diasporës, por që nuk ka pasur diasporë në ministri.
Kurti, i cili është njeriu me i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë qeveria e drejtuar nga ai do të sjellë mërgatën brenda shtetit të Kosovës, dhe ashtu sipas tij, do të zhvillohet ekonomia.
Albin Kurti ka thënë për KosovaPress se diasporën do ta vendosin edhe brenda institucioneve të Kosovës, dhe kudo në fushën ekonomike.
Sipas tij, ka nevojë për prodhim në ekonomi e punësim në shoqëri, para së gjithash për rininë dhe gratë.
Sipas Kurtit, deri tani diasporës nuk i janë krijuar kushte për investime, por këtë situatë do ta ndryshojnë me qeverinë e re, që siç theksoi ai, do të punojnë për sundim të ligjit dhe drejtësi të pakompromis.
Kurti i cili pret të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, po marrë pjesë në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve, i cili po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.
Sipas tij, ky kongres është dëshmi e shqiptarëve të suksesshëm, dhe një dëshmi e shqiptarëve të organizuar.
Ai tha se qeveria e re e drejtuar nga ai do të jetë dëshmi e sigurisë së investimeve për të gjithë ato biznese, dhe njëkohësisht e krijimit të urës për invesimet gjermane dhe të tjera në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime















