Kosova
Kurti: Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal që ka planifikuar gjatë këtë sulm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se grupi i cili ka sulmuar sot është i përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar, teksa sipas tij, bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal.
“Procesi në vijim do të na japë më shumë të dhëna se kush janë këta, si hynë në Kosovë dhe kush ka dhënë urdhër. Çfarë kemi mësuar, është që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal që ka planifikuar gjatë këtë sulm. Ata nuk paraqesin një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare që është e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar”, ka thënë ai.
Ndryshe, ai ka njoftuar se në Samadrexhë ka takuar gruan e policit të vrarë dhe tre fëmijët e tij.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë ardhur këtu për të bërë nderime për policin e vrarë. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit, në rrugën e vështirë për ligj dhe drejtësi”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












