Lajme
Kur rifillon eksporti i grurit nga Ukraina?
Ukraina konfirmoi sot se ka filluar puna në tre portet e vendit, që kanë dalje në Detin e Zi, për rifillimin e eksporteve të grurit
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Rusia për zhbllokimin të porteve të Ukrainës për eksportin e grurit, puna ka rifilluar në portet në Odesa, Chornomorsk dhe Pivdeny”, theksohet në një njoftim në shpërndarë në rrjetet sociale nga marina ukrainase.
Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, njoftoi se në Stamboll është krijuar një grup pune që do të mbikëqyrë eksportin e drithërave ukrainase, pas marrëveshjes të cilësuar historike që u arrit edhe me pjesëmarrjen e OKB-së.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen, të ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara, të premten e kaluar për të rihapur eksportet e grurit dhe plehrave që janë bllokuar nga lufta, duke lehtësuar kështu një krizë ndërkombëtare ushqimore.
Sipas ministrit turk, grupi prej 20 personash, punonjës nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara “do të punojnë krah për krah për të siguruar që eksportet të kryhen sipas marrëveshjes”.
Ndërkohë kryeministri polak tha se “nuk mund t’i besohet Rusisë se do të respektojë këtë marrëveshje”, pasi sipas tij, një ditë pas firmosjes Moska sulmoi me raketa portin e Odesës në Ukrainë.
OKB-ja dhe Turqia shpresojnë se nga Ukraina do të eksportohet më shumë se 25 milionë tonë grurë. OKB-ja, Ukraina dhe Rusia kanë thënë të gjithë se presin që eksportet të fillojnë brenda pak ditësh.
Por zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, tha të mërkurën se marrëveshja mund të prishet nëse pengesat ndaj eksporteve bujqësore të Rusisë nuk hiqen menjëherë.
Dërgesat e Ukrainës përmes detit kanë ngecur që nga muaji shkurt, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të çmimeve globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantet dhe plehrat.
Moska ka mohuar përgjegjësinë për krizën ushqimore, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve./Voa
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














