Marash Kumbulla është i pafat, pasi ka pësuar një tjetër lëdim dhe kësaj radhe më të rëndë.
Qendërmbrojtësi shqiptar u lëndua në derbin e Serie A mes Romës dhe Milan dhe do t’i mungojë skuadrës kryeqytetase për pjesën e mbetur të sezonit.
Përveç që nuk do të luajë më me Romën këtë edicion, Kumbulla ka humbur edhe dy sfidat e muajit qershor me Shqipërinë, atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar”.
“Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma”, ka shkruar Kumbulla.