Lajme
Kufizimi me ligj i përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një iniciativë për kufizimin me ligj të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët. Nuk do të ketë më qasje në mediat sociale për fëmijët nën 18 vjeç pa lejen e prindërve në Utah të SHBA-së, kur dy ligje të reja të nënshkruara nga guvernatori republikan, Spencer Cox, do të hyjnë në fuqi në mars 2024, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Guvernatorët dhe ligjvënës të tjerë në disa shtete gjithashtu duan që kompanitë e mediave sociale të mbajnë përgjegjësi për ato elementë që ata argumentojnë se “krijojnë “vartësi”. Megjithatë, nuk ka asnjë provë shkencore për të arritur në përfundimin se mediat sociale janë shkaku i vetëm i problemeve të shëndetit mendor tek të miturit, thotë Mitch Prinstein, me Shoqatën Amerikane të Psikologjisë. “Në vend të kësaj, duhet të flasim se cilat janë veçoritë specifike të ndërtuara në platformat e mediave sociale dhe cila është përmbajtja specifike ndaj të cilës fëmijët mund të ekspozohen në mediat sociale, që mund të jetë e dobishme ose e dëmshme për cilin fëmijë”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Meta, kompania që ka në pronësi Instagramin, i tha Zërit të Amerikës në një deklaratë se përveç heqjes së përmbajtjes që nxit vetëdëmtimin, ajo ka mjete që i ndihmojnë adoleshentët të kenë përvoja të përshtatshme për moshën. Snapchat punon vazhdimisht për ta bërë platformën më të sigurt, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i kompanisë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Shkollat në Siatëll dhe shtete të tjera kanë ngritur padi duke fajësuar gjigantët e teknologjisë për një krizë të shëndetit mendor mes nxënësve. Sipas ekspertes së mediave dixhitale, Katie Davis, media sociale shpesh përforcon dobësitë që ekzistojnë, por është një mjet që ka edhe aspekte pozitive. “Për sa i përket qasjes së adoleshentëve në informacion dhe mbështetjes në internet për identitetet e ndryshme që ata po eksplorojnë”, u shpreh ajo për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












