Kosova
Kryetari i Kaçanikut merr pjesën në përvjetorin e 775 të Komunës së Moosseedorfit në Bern
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Moosseedorf-it, Petter Bill, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe disa anëtarë të Komisionit për Partneritet me këtë komunë, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 775 të Komunës së Moossseedorfit “Doorfest 2017”.
Kryetari Ilazi u prit me nderime të larta në këtë ceremoni, ndërsa gjatë fjalimit të tij falënderoi popullin zviceran për bujarinë dhe respektin e treguar ndaj popullit tonë në kohërat më të vështira, thuhet në njoftimin e Komunës.
Delegacioni nga Kaçaniku gjatë qëndrimit në këtë komunë, vizitoi dy kompani të cilat merren me menaxhimin e mbeturinave. Në këtë takim u premtua mbështetje në këtë drejtim, ndërsa u tha se përvojat e mira do të aplikohen edhe në Kaçanik, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë Më 21 maj, Albanian Institute of Cultural Studies me seli në Prishtinë organizoi webinarin online me... -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar














