Lajme
Kryeministrja suedeze pranon humbjen
Blloku i djathtë përgatitet për pushtet
Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson, e pranoi humbjen të mërkurën, pas zgjedhjeve të së dielës, duke ia pranuar fitoren bllokut katërpartiak të opozitës të krahut të djathtë dhe me këtë duke ia dhënë të drejtën që të bëjë përpjekjen të formojë një qeveri të re, përcjell albinfo.ch.
Në Suedi ka mbetur një numër i vogël i votave pa u numëruar, por zonja Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e Suedisë vitin e kaluar, tha se rezultatet treguan se blloku i të djathtës kishte fituar.
“Në Parlament ata kanë një ose dy vende më shumë”, tha zonja Andersson në një konferencë shtypi.
“Është një shumicë e vogël, por megjithatë është shumicë.”
Zonja Andersson tha se do t’i kërkonte kryetarit të Parlamentit të enjten që ta lironte nga detyrat e saj si kryeministre.
Ulf Kristersson, kreu i Partisë së Moderuar, është kandidati i së djathtës për postin e kryeministrit.
“Tani do të filloj punën për formimin e një qeverie të re për gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët,” u tha Kristersson gazetarëve.
Të moderuarit, demokratët, kristiandemokratët dhe liberalët ishin në epërsi me një mandat më shumë pas zgjedhjeve të së dielës, por sipas shifrave të fundit ky koalicion tani kanë 176 vende në parlamentin 349 vendesh ndaj 173 vendeve të qendrës së majtë.
Rezultati pritet të konfirmohet zyrtarisht më së largu këtë fundjavë.
Zgjedhjet shënojnë një pikë kthese në politikën suedeze pasi Demokratët suedezë të njohur për politikat e hapura kundër imigracionit dhe që fillimisht injoroheshin nga të gjitha partitë kryesore kur hynë për herë të parë në parlament në vitin 2010, tani janë në pragun e fitimit të ndikimit mbi politikën e qeverisë.
Kryeministrja në largim, Andersson, tha se ajo e kuptonte se shumë suedezë ishin të shqetësuar që një parti e ekstremit të djathtë tani është partia e dytë më e madhe e vendit.
Demokratët suedezë duket se do të fitojnë 20.6% të votave, duke kaluar të moderuarit, të cilët morën 19.1%, si partia më e madhe në të djathtë.
Megjithëse partia e zotit Kristersson është më e vogël, udhëheqësi demokrat Jimmie Akesson nuk e ka mbështetjen e nevojshme nga e djathta për t’u bërë kryeministër.
Kryeministri në ardhje Kristersson do përballet me një sërë sfidash.
Suedia momentalisht gjendet në mes të një krize të kostos së jetesës, ndërsa mund të përballet me recesion vitin e ardhshëm.
Lufta në Ukrainë e ka destabilizuar rajonin e Balltikut. Suedia e ndan një pjesë të kufirit me Rusinë. Vendi gjithashtu ka pasiguri edhe nëse Turqia do të pajtohet përfundimisht me kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO./VOA
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













