Kosova
Kryeministrja italiane: Kurtit e Vuçiqit i kërkuam t’i zbatojnë marrëveshjet
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, u kanë kërkuar që të zbatojnë marrëveshjet e hartuara së bashku në muajt dhe vitet e kaluara.
Sipas saj, Italia, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë të përkushtuara për një zgjidhje pas skenarit kritik në mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë duke kërkuar një zgjidhje pas një pune shumë të gjatë që është bërë nga këto vende, shkruan albinfo.ch.
“Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e në muajt e kaluar. Do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë hapa përpara”, ka thënë ajo.
Ndryshe, pas takimit të së shtunës mes kryeministrit Albin Kurti dhe pesëshes evropiane, ai nuk është deklaruar për media.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













