Kosova
Kryeministri i Kosovës: Gjatë trazirave në veri, u përfshinë anëtarë të Wagner
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar ”letër kërcnuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin nga Policia e Kosovës të një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit.
”Kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka thënë ai në një interviste për median estoneze Delfi, shkruan albinfo.ch.
Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri pak muaj më parë kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner.
Kryeminstri i Kosovës u deklarua edhe për posedimin e provave që, siç tha ai, ”disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit mercenar”.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












