Lajme
Kryeministri britanik dhuron 15% të pagës për të pastrehët
Andy Burnham synon që personave që flenë në rrugët e Anglisë t’u ofrohet mundësia për strehim deri në Krishtlindje
Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka bërë të ditur se do të dhurojë 15 për qind të pagës së tij si kryeministër për organizatat dhe kauzat që ndihmojnë personat e pastrehë.
Sipas revistës britanike “The Big Issue”, Burnham ka thënë se dëshiron të japë shembull personal në përpjekjet për luftimin e të pastrehëve, përcjell albinfo.ch.
Ky angazhim vjen në kuadër të një nisme më të gjerë të qeverisë britanike për reduktimin e numrit të personave që flenë në rrugë. Synimi është që personave që flenë jashtë në Angli t’u ofrohet një rrugë drejt strehimit deri në Krishtlindje.
Qeveria britanike ka paralajmëruar gjithashtu mbi 100 milionë funte financim shtesë për këtë qëllim, ndërsa Burnham u ka bërë thirrje autoriteteve lokale, organizatave bamirëse, komuniteteve fetare dhe bizneseve që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje.
Problemi i të pastrehëve mbetet një sfidë e madhe në Angli. Mijëra persona vazhdojnë të flenë në rrugë, ndërsa qeveria synon që përmes bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe organizatat bamirëse të krijojë zgjidhje më të qëndrueshme për strehimin e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










