Integrimi
Kryeipeshkvi i Austrisë mban meshë me komunitetin katolik shqiptar në Vjenë
Kardinali Christoph Schönborn, i njohur për karizmin tij dhe afërsinë me publikun, brenda pak muajve viziton për të dytën herë komunitetin katolik shqiptar në Austri. Vizita e kardinalit dhe kremtimi i meshës të dielën, ishte një nder i madh për besimtarët katolikë shqiptarë në Austri dhe gjithë bashkatdhetarët në përgjithësi
Kryeipeshkvi i Austrisë, kardinali Christoph Schönborn, u prit me zemërgjerësi nga komuniteti katolik shqiptar në Austri dhe jo vetëm, që kishin mbushur kishën e Misionit Katolik Shqiptar të dielën në Vjenë, shkruan albinfo.ch.
Kardinali Christoph Schönborn, i njohur për karizmin e tij dhe afërsinë me publikun, brenda pak muajve viziton për të dytën herë komunitetin katolik shqiptar në Austri. Vizita e kardinalit dhe mbajtjes e meshës të dielën, ishte një nder i madh jo vetëm për besimtarët katolik shqiptarë.
Për të përcjellë meshën e kardinalit austriak, të pranishëm ishin: zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtë të Kosovës, Anton Berisha; ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Roland Bimo, ambasadori i Kosovës në Austri, z. Sami Ukelli, si dhe mysafirë të shumtë pa dallim feje.
Gjatë predikimit të meshës, kardinali Schönborn duke folur për migrimin e popujve nga një shtet në një shtet tjetër, theksoi se në këtë tokë jemi banorë të përkohshëm, ndërsa atdheu dhe shtëpia jonë është në qiell. “Të dashur besimtarë, të gjithë ju, për arsye të ndryshme, e keni braktisur atdheun tuaj. Lufta, papunësia, një kohë komunizmi dhe keni ardhur në Austri. Shumë prej jush e keni gjetur këtu një atdhe të ri, por atdheu i vjetër është në zemër. Kur të merrni rrugën për të shkuar në Kosovë apo Shqipëri thoni: Po shkojmë në shtëpitë tona, në atdheun tonë. Ndërkohë, kur ktheheni sërish për në Austri, thoni: po shkojmë në shtëpitë tona, në vendin tonë. Andaj, ku e kemi atdheun?”, pyeti ai të pranishmit dhe vazhdoi:
“Unë vetë jam fëmijë refugjati. Kemi ikur prej Çekisë në viti 1945 kur jemi përzënë prej atdheut. Por sot them Austria është atdheu im. Jam rritur në Voralberg dhe them: Voralbergu është atdheu im. Që 28 vjet jam ipeshkëv në Vjenë. Tash Vjena është atdheu im. Por Shën Pali na thotë: Në këtë tokë jemi vetëm kalimtarë, atdheu ynë është në qiell. Kur shoh shumë fëmijë, të rinj burra dhe gra, njerëz të moshuar, atëherë mund të themi: Atdheu ynë është familja, është kisha që na bashkon”, tha kardinali duke falënderuar besimtarët për numrin e madh që kanë marrë pjesë në meshë, përcjell tutje albinfo.ch.
Kardinali ndër të tjera, foli edhe për integrimin e mirë të shqiptarëve në Austri. „Shqiptarët në Austri janë të integruar mirë, të shkolluar, kanë vend punime të mira dhe biznese të suksesshme“, raporton albinfo.ch
Në anën tjetër, famullitari i Misionit Katolik Shqiptarë në Austri, dom Nikson Shabani falënderoi kardinalin për vizitë dhe për kremtimin e meshës me bashkatdhetarët tanë si dhe për fjalët e bukura drejtuar besimtarëve. „Ne këtu në kishë, nuk vijmë vetëm për ta lutur Zotin, por këtu e takojmë atdheun, ruajmë kulturën dhe traditën tonë shqiptare“, theksoi dom Nikson Shabani.
Pas përfundimit të meshës, në oborrin e kishës, ishte organizuar një koktej rasti, ku besimtarët shqiptarë kishin sjell ushqime dhe pije të ndryshme.
Kardinali Schönborn i cili karakterizohet me një komunikim të hapur me publikun, dëshironte të takonte secilin të pranishëm. Ai përveç se ishte i hapur të bënte fotografi, për më shumë se një orë bisedoi me bashkatdhetarët tanë duke u interesuar për shkollimin, profesionin, punën, jetën dhe integrimin e tyre në Austri. U nda i lumtur prej nesh duke lënë një Bashkësi mirë të organizuar, dhe duke ndarë bekimin e tij.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














