Të tjera
Kroacia kërkon nga Serbia të paguajë për dëmet e luftës
"Në çështjen e dëmshpërblimit të luftës, nuk ka dilema”, ka thënë kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, të enjten në Zagreb
Anëtarja më e re e Bashkimit Evropian, Kroacia, kërkon pagesën e dëmshpërblimit të luftës nga shteti i saj fqinj, Serbia, që është kandidate për të hyrë në BE. “Në çështjen e dëmshpërblimit të luftës, nuk ka dilema”, ka thënë kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, të enjten në Zagreb, shkruan swissinfo.ch.
Serbia, sipas tij, ka mbi dhjetë vite që është ngarkuar me pagesën që duhet të bëjë për dëmet e shkaktuara në luftën e zhvilluar në periudhën 1991-1995, ka shtuar Plenkovic, pa përmendur shumën me të cilën ajo detyrohet, transmeton albinfo.ch.
Por Serbia e hedh poshtë këtë kërkesë dhe kërkon në të njëjtën kohë zhdëmtim nga Kroacia për dëmet që kjo e fundit i ka shkaktuar në po atë luftë. Javën tjetër në Zagreb shkon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic shkon në Zagreb, në një vizitë që pritet me tension.
Kroacia e sheh “luftën atdhetare” si “mbrojtje kundër forcave serbomëdha” për të realizuar pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Ndërsa serbët edhe sot konsiderojnë se me këtë luftë kanë dashur të parandalojnë mbetjen e tyre si pakicüë etnike brenda Kroacisë ndërkohë që në kuadër të Jugosllavisë ata përbënin një shumicë.
Duke qenë se e kaluara e luftës ende nuk është përpunuar, faktet përcaktuese të kësaj lufte mbeten të paqarta dhe të kontestuara, përcjell albinfo.ch. Sipas burimeve të ndryshme, numri i të vrarëve rezulton në rreth 20 mijë persona, rreth 14 mijë prej tyre kroatë dhe rreth 6000, serbë.
Sipas burimeve kroate gjatë luftës janë deportuar më shumë se gjysmë milioni njerëz, nga 4.7 milionë banorë sa i ka pasur Kroacia gjithsej. Më shumë se 200 mijë serbë janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre. Vlera e dëmeve materiale mbetet ende e panjohur.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












