Lajme
Kroaci: Hapet Qendra Kulturore Shqiptare
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të prefekturës së Zarës kanë hapur Qendrën Kulturore Shqiptare në qytetin e Zarës
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të prefekturës së Zarës kanë hapur Qendrën Kulturore Shqiptare në qytetin e Zarës, shkruan albinfo.ch.

Në organizim e zhvilluar me këtë rast morën pjesë personalitete të shumta, përfaqësues të shoqatave të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë, Arbanasit e Zarës, fëmijët e shkollës plotësuese të gjuhës shqipe etj.
Më 09.04.2022, në Qytetin e Zarës u bë hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare.

Në këtë organizim morën pjesë personalitete të shumta, duke filluar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Ekselenca e tij, Martin Berishaj, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Ekselenca e tij, Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ekselenca e tij, Milaim Fetai, deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e pakicave kombëtare, z.Alen Tahiri, Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkendija”, z. Behar Mullajupi, Drejtoresha për Kulturë në prefekturën e Zarës, znj. Milena Ikić, përfaqësues të mediave, përfaqësues të shoqatave të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë, Arbanasit e Zarës, fëmijët e shkollës plotësuese të Gjuhës Shqipe si dhe miq të tjerë të komunitetit shqiptar në Kroaci.

Fjalimin përshëndetës e bëri kyretari i Shoqatës së Shqiptarëve në Prefekturën e Zarës, z. Nikollë Prekpalaj, duke len radhën Kryetarit të Unionit Shqiptarë z. Esad Čollaku.
Më pas me fjale përshendetëse iu drejtuan musafirëve edhe tre Ambasadorët në fjalë, si dhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj.
Duhet përmendur që pa ndihmën e deputetes Ermina Lekaj Prljaskaj nuk do të mund të realizohej blerja e Qendrës Kulturore Shqiptare.
Mirëpo falë një bashkëpunimi të shkëlqyer në mes të Unionit Shqiptar dhe zyrës së deputetes dalëngadal po arrihen të gjitha synimet tona të përbashkëta.
Kjo ditë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin shqiptar në Kroaci, kështu duke pasur tani Qendrën Kulturore Shqiptare edhe në qytetin e Zarës.

E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










