Lajme
Kriza globale do të prekë edhe industrinë e tekstilit
Konfliktit Rusi-Ukrainë nuk po i del fundi, duke shbalancuar tregjet globale
Çmimi i gazit është rritur me 40%, kurse nafta e papërpunuar tregtohet me 118 dollarë për fuçi. Shqetësim është se rritja e çmimeve me siguri do të ndikojë në psikikën e konsumatorëve dhe fuqinë e tyre blerëse, e cila është pjesë integrale në rritjen e çdo biznesi – duke përfshirë tregun e tekstileve dhe veshjeve. Efektet e para nisën në Shqipëri.
Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë, apo një paqe të keqe. Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vijon, tregjet globale vazhdojnë të dalin nga “binarët” – duke krijuar kaos dhe pasiguri në botën e biznesit.
Pikërisht kur bota po dilte nga kriza e COVID, konflikti Rusi-Ukrainë krijoi trazira të reja në tregje, si rezultat i të cilave, çmimi i gazit tani është rritur deri në 40%, kurse nafta e papërpunuar tregtohet në SHBA 113 dollarë për fuçi (rritja më e madhe që nga viti 2014), rrjedhimisht duke bërë që tregjet e aksioneve të shënojnë humbje në të gjithë globin, transmeton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Kriza pritet të përmbysë më tej zinxhirin global të furnizimit. Dhe do të përkeqësohet kur Europa dhe SHBA të vazhdojnë të marrin sanksione të reja ndaj Rusisë.
Shqetësimi është se rritja e çmimeve dhe rënia e tregjeve të aksioneve me siguri do të ndikojë në psikikën e konsumatorëve dhe fuqinë e tyre blerëse, e cila është pjesë përbërëse e rritjes së çdo biznesi, duke përfshirë tregun e tekstileve dhe veshjeve.
Kërkesa dhe çmimet e tekstilit nuk varen vetëm nga çmimet e pambukut dhe lëndëve të para, por edhe nga faktorë si paqja dhe siguria rajonale, që ndikojnë në interesin e konsumatorëve për të blerë artikuj, si veshjet, të cilat nuk konsiderohen domosdoshmëri.
Rritja e inflacionit dhe tensionet globale të zinxhirit të furnizimit mbeten mendimi kryesor për shitësit me pakicë, teksa lundrojnë në një sezon të ri, pas fitimeve që korrën në fundvitit.
Shqetësimi më i madh për shumë shitës me pakicë është kohëzgjatja e krizës. Kështu shprehen shumë tregtarë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Edhe shitësit me pakicë në rrugën që njihet me emrin Tregu Çam pohojnë se situata aktuale e rritjes së çmimeve dhe konfliktit ka shtuar pasigurinë te njerëzit, të cilët rezervohen për blerje.
“Kemi nisur të shohim efektet e para”, pohojnë disa tregtarë, të cilët thonë se këtë muaj kanë pasur xhiro minimale, thuajse në nivelet e fillimit të pandemisë.
Shitësit me pakicë po përpiqen të vlerësojnë kërkesën në të ardhmen, ende të paparashikueshme dhe t’i mbajnë raftet të mbushura, por pa porositur shumë mallra.
“Nuk kemi marrë shumë furnizime, në një nivel mesatar që të xhirojmë çfarë kemi për momentin”, pohojnë tregtarët, të cilët shtojnë se nuk presin problematika në furnizime, siç ndodhi nga mbyllja në pandemi.
Ajo që vihet re në rrugët e kryeqytetit si “Myslym Shyri”, Rruga e Kavajës, rruga “Ismail Qemali” dhe Rruga Bardhyl, me një numër të konsiderueshëm biznesesh të shitjeve me pakicë, bizneset po përpiqen të joshin konsumatorët në forma të ndryshme si: uljet, oferta momentale bli 2 merr 3, kanalizimi edhe në rrjetet sociale si formë shitjeje ose kthimi në dyqan etj.
Një tjetër panoramë na shfaqet nga sektori i veshjeve të përdorura. Një operator në treg thotë për “Monitor” se, kanë pasur rritje dyshifrore të shitjeve që para fundvitit. Menaxherja e shitjeve të “Berlintexx” thotë se, “gjithnjë e më shumë, sektori i veshjeve dhe tekstileve ka ecuri të mirë dhe kemi 20% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm”.
Kjo tendencë përqafimi, sipas saj, i atribuohet cilësisë së mallit, ndonëse të përdorur, dhe çmimit të favorshëm, përkundrejt atij të lartë në treg për produkte të reja. Grupmoshat që blejnë janë të ndryshme, ku mbizotërojnë femrat 20 -45 vjeç.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













