Lajme
Kriza e Ceutës: 72 mijë migrantë hynë ilegalisht, Spanja thotë se Shengen nuk u rrezikua
Kriza e migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës ka nxitur një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, por Madridi siguron se zona Shengen nuk është cenuar.
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se “zona Shengen nuk ka qenë kurrë në rrezik” dhe se kriza nuk ndikoi në funksionimin e hapësirës së lëvizjes së lirë evropiane.
Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 72 mijë migrantë hynë ilegalisht në Ceutë gjatë javës së kaluar, ndërsa rreth 70 mijë prej tyre janë kthyer tashmë në Marok.
Situata ka shkaktuar tensione mes disa vendeve të BE-së, veçanërisht pas kritikave ndaj qeverisë spanjolle për menaxhimin e kufirit. Disa shtete kërkuan masa më të ashpra, ndërsa Spanja kërkoi solidaritet dhe mbështetje nga partnerët evropianë.
Gjatë takimit të jashtëzakonshëm, ministrat e BE-së pranuan se koordinimi dhe komunikimi mes vendeve mund të përmirësohen në raste të tilla.
Ndërkohë, numri i viktimave gjatë përpjekjeve për të arritur në Ceutë ka shkuar në 75 persona. Rreth 2500 migrantë mbeten ende në enklavë, përfshirë afro 1000 të mitur të pashoqëruar.
Qeveria spanjolle ka njoftuar një fond prej 25 milionë eurosh për kujdesin ndaj migrantëve dhe të miturve të mbetur në territor.
Zvicra dhe vende të tjera evropiane kanë bërë thirrje për një qasje të përbashkët ndaj migracionit të parregullt dhe për forcimin e bashkëpunimit me Marokun.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













