Kosova

KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në ambasada dhe konsullata fillon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa vazhdon edhe verifikimi i votave të ardhura me postë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se numërimi do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas tij, votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike. Nga 27,724 qytetarë të regjistruar për të votuar në këto përfaqësi, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 22,414 votues, që përbën afërsisht 81 për qind të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës nga diaspora.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat aktualisht po kalojnë nëpër procedurat e verifikimit përpara se të procedohen për numërim./Albinfo.ch.