Lajme
KQZ konfirmon mbi 11 mijë aplikacione nga diaspora
Rreth 11 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre në qendrën e thirrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 20 janar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se rreth 2 mijë aplikantë nuk e kanë hapur telefonin, ndërsa tha se do të tentojnë që përsëri t’i kontaktojnë.
“Deri më 20 janar në qendrën e thirrjeve për konfirmim dhe verifikim të aplikacioneve janë realizuar gjithsej: 13, 568 thirrje, prej tyre në rreth 11 mijë e 400 aplikuesit kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 2 mijë e 200 persona nuk e kanë hapur telefonin. Do të bëhen tentime të radhës me qëllim të verifikimit dhe konfirmimit”, tha Elezi për Telegrafin.
Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i atyre që janë lajmëruar në telefon, 13 persona të cilët i kemi kontaktuar kanë thënë se nuk janë personat konkret.
“Pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk kanë aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës”, tha Elezi.
Elezi sqaroi se numri i këtyre aplikacioneve mund të ndryshojë më vonë, për shkak se mund të ketë raste kur i njëjti person ka dërguar me shumë se dy aplikacione.
Sipas tij, pastrimi i bazës do të bëhet për të evituar aplikacionet që janë dërguar më shumë se dy herë.
“Duhet ta kemi parasysh se ky numër i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodhë që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë”, u shpreh Elezi.
Ndryshe, sot në orën 18:00 përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













