Kosova
KQZ i kërkon Listës Serbe zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka kërkuar nga Lista Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO), parti kjo që udhëhiqet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, që t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).
Anëtarët e Listës Serbe më 7 dhe 8 prill kanë dorëzuar dorëheqjet e katër përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqësuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ-ja për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna.
Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, Sekretariati i KQZ-së u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësim e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









