Kosova
Kosovë: Kalon projektligji që heq detyrimin për homologimin e veturave që vijnë nga vendet e BE-së
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Infrastrukturë e ka kaluar projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
Ai ka theksuar se “vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet”.
Njoftimi i plotë:
“Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.
Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!”
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















