Kosova
Kosovë: Vlera e kredive të reja për muajin shkurt arrin në 172.2 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024.
Sipas shifrave, asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro, ose 0.4% krahasuar me muajin paraprak.
“Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë arritur vlerën në fund të muajit shkurt 2024 në 1,2 miliardë euro, duke shënuar ulje për 36.6 milionë euro, ose 3% krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në njoftim.
Kreditë bruto në fund të muajit shkurt kanë arritur vlerën në 4.95 miliardë euro, duke shënuar rritje për 60.4 milionë euro ose 1.2% krahasuar me muajin paraprak.
“Vlera e kredive të reja në muajin shkurt 2024 ishte 172.2 milionë euro”, njoftohet nga BQK.
Depozitat e klientëve në shkurt 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar rritje për 12.3 milionë euro, ose 0.2% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro).
Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro.
Raporti kredi-depozita në muajin shkurt 2024 ishte në nivelin 82.4%.
“Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 arriti vlerën në 894.1 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 0.4 milionë euro apo 0.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.5 milionë euro”, bëhet e ditur nga BQK.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shkurt 2024 ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%).
Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shkurt 2024 ishte 6.34% (në janar 2024 ka qenë 6.38%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shkurt 2024 ishte 3.5% (në janar 2024 ka qenë 3.6%).
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












