Kosova
Kosovë: Nga dita e hënë nis regjistrimi i popullsisë në komunat veriore
Në Kosovë sot ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka ftuar të gjithë qytetarët që të regjistrohen ndërsa u shpreh se nëse qytetarët nuk mund ta kontaktojnë regjistruesit, kanë të drejtë të thërrasin në Komunë ose në ASK, dhe do të dërgohet stafi tjetër rezervë.
Ai ka njoftuar se nëse ka një bojkot të plotë, do të ketë gjoba deri në 2 mijë euro për individë, dhe të tillët do të kenë sfida në të ardhmen për të qenë pjesë e institucioneve.
“Nëse nuk je në regjistra, do të thotë se nuk ekziston, unë i ftoj të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze, që të jenë pjesë e regjistrimit, sepse nuk ka pyetje konfidenciale që zakonisht është sfiduese për disa institucione. Pyetjet janë të zakonshme: emri, mbiemri, a je i punësuar, niveli i shkollimit, statusi ekonomik – të ardhurat”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje ai ka thënë se në komunat veriore procesi i regjistrimit do të fillojnë nga dita e hënë.
“Sa i përket pjesës veriore, kemi pasur regjistrues dhe mbikëqyrës sa kemi kërkuar, mirëpo duket se ata kanë një lloj trysnie nga komuniteti i tyre. Mirëpo kemi gjetur prapë regjistrues, dhe të hënën do të fillojnë për komunitetin serb në veri në katër komunat. Shpresojmë që ata të jenë të gatshëm, mund të ketë ndonjë bojkotim apo trysni por ne do të ecim përpara me procesin. Agjencia e Statistikave të Kosovës i ofron kushtet e barabarta secilit komunitet, dhe i mbështet në aspektin logjistik. Nëse ata vendosin që nuk do të marrin pjesë në regjistrim ne e kemi për obligim të bëjmë një vlerësim të popullsisë për atë zonë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kastrati ka thënë se në vitin 2011 kur është bërë regjistrimi ata nuk morën pjesë, por pas tri viteve kishin bërë një kërkesë zyrtare në Bashkimin Evropian dhe në ASK që të regjistrohet vetëm ajo pjesë.
“Ne nuk ishim dakord si agjencion, sepse ishte një lloj ndarje. Edhe kësaj here ne po ecim me regjistrim të popullsisë ata duhet të jenë në trend me neve”, shtoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










