Kosova
Kosovë: Më 21 prill votohet për shkarkim të kryetarëve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur që më 21 prill të zhvillohet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga peticioni i organizuar në komunën e Leposaviqit, ky komision ka pranuar për verifikim listën me 3,030 nënshkrime, nga të cilat, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 2,905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë, transmeton albinfo.ch.
Në komunën e Zubin Potokut ka pranuar për verifikim listën me 1,576, nga e cila pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezultoi se 1,380 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.
Sa i përket komunës së Zveçanit, Ahmetaj ka thënë se KQZ-ja ka pranuar për verifikim listën me 1,834 nënshkrime dhe pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 1,714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.
Nga peticioni i organizuar në komunën e Mitrovicës së Veriut janë pranuar për verifikim 4,148 nënshkrime dhe pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 3,653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











