Kosova
Kosovë: Infermierët i përgjigjen pozitivisht thirrjes për ndihmë
Disa komuna të Kosovës kanë mungesë në personel shëndetësor për të përballuar përhapjen dhe për t’u përballur me koronavirusin COVID-19, e njëra prej tyre është edhe komuna e Drenasit. Thirrjes së kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, për të ndihmuar personelin shëndetësor në këtë situatë emergjente të përhapjes së koronavirusit, u janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë.
Një numër infermierësh kanë shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë së bashku situatën dhe të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarët.
Ky numër i vullnetarëve “vetëm sa po rritet, mirëpo, nevojat për t’u pajisur me maska, doreza e dezinfektues janë të mëdha për stafin shëndetësor të Drenasit”, thuhet në komunikatën e Lladrovcit.
Komuna e Drenasit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
Nevoja për t’u furnizuar është e arsyeshme, pasi stafi nuk ka pajisje të mjaftueshme, edhe vullnetarët e rinj që do t’i bashkëngjiten personelit, gjithashtu kanë nevojë.
Deri tani nuk ka raste të verifikuara me virus COVID-19 në Drenas, ndërkohë që shtabi emergjent po e mbikëqyr situatën dhe po zbaton rekomandimet e IKSHP-së.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar infermierët vullnetarë të paraqitur, duke i quajtur heronj dhe krenari të vendit.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













