Kosova
Kosovë: 512 persona mbi 85 vjeç vaksinohen për tri ditë
Për tri ditë në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 512 persona mbi moshën 85-vjeçare.
Niman Bardhi, koordinator në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka treguar për EO se vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 62 persona.
Bardhi ka shtuar se vaksinimi i kësaj kategorie është duke shkuar mirë dhe nuk është shoqëruar me asnjë komplikim.
“Deri më tani janë vaksinuar 512 persona, ndërsa deri në këto momente janë 62 të vaksinuar dhe presim edhe të tjerë, situata është e qetë dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu edhe ditët në vijim”, u shpreh ai për EO.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar vetëm në fillim të këtij muaji. Kështu, Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













