Lajme
Kosovari 24-vjeçar humb kontrollin mbi makinën dhe përplaset në lokalin afarist
Shoferi ka qenë në gjendje të dalë vetë nga makina ndërsa pastaj është transportuar nga njësitet e shpëtimit, për në spital
Një kosovar 24-vjeçar në Rickenbach të Wil-it, Kantoni St.Gallen, në mbrëmjen e të mërkurës ka humbur kontrollin mbi makinën e tij. Për pasojë, ajo është katapultuar nga rruga dhe është përplasur në shtyllat prej betoni të një lokali afarist, shkruan tagblatt.ch.
Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime, ndërsa makina dëmtim total.
Aksidenti, siç bën të ditur Policia Kantonale e Thurgaut, ka ndodhur rreth orës 20 e 30, transmeton albinfo.ch. Shoferi ka qenë në gjendje të dalë vetë nga makina, ndërsa pastaj është transportuar nga njësitet e shpëtimit për në spital.
Për të bërë sigurimin e gjurmëve dhe për sqarimin e shkakut të aksidentit, është angazhuar shërbimi i teknikës kriminalistike të Policisë Kantonale të Thurgaut.
Gjatë incizimit të vendit të aksidentit, njësiti zjarrfikës i Wil-it ka bllokuar rrugën (Toggenburgerstrasse) dhe e ka devijuar qarkullimin e makinave nga kjo rrugë.
Prokuroria publike ka urdhëruar bërjen e një testi të gjakut dhe të urinës të kosovarit si dhe sigurimin e automjetit të aksidentuar.
Policia dhe prokuria kërkojnë nga dëshmitarët eventualë që të paraqiten dhe të japin informacione mbi rrjedhën e aksidentit.
(Foto: KAPO Thurgau)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998