Kosova
Kosova shënon nesër 15-vjetorin e pavarësisë, kjo është agjenda
Republika e Kosovës nesër e shënon 15-vjetorin e pavarësisë, ku gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të shumta.
Republika e Kosovës nesër e shënon 15-vjetorin e pavarësisë, ku gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të shumta.
Dita do të nisë me mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, që mbahet nga ora 08:00, për të vazhduar me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës në orën 08:20, raporton Albinfo.ch.
Më pas, agjenda shtetërore vazhdon me nderime te monumenti i të pagjeturve, homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, në Prishtinë, për të vazhduar me homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në orën 11.00 Kuvendi do të mbajë seancë solemne, ku veç tjerash, fjalë rasti do të mbajë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Homazhet do të vazhdojnë te memoriali i policëve të rënë në detyrë dhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.
Në orën 12:00 në sheshet kryesore të Prishtinës do të parakalojnë kuadratet e Forcës së Sigurisë Kosovës, ndërsa në orën 16:15 do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
Pritje shtetërore nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë nga ora 17.00, ndërsa nga ora 20:15 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet Koncerti i Pavarësisë, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Aktivitete të shumta me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen edhe nga Komuna e Prishtinës dhe komunat e tjera anekënd Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











