Jeta në Austri
Kosova prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Vjenë
Ansambli “Hyjnesha” nga Grazi përfaqësoi Kosovën në mbrëmjen gala në Vjenë, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 vende të botës
Kosova ishte pjesë e mbrëmjes gala ndërkombëtare “Costumes of the World 2026”, e cila më 25 shtator u mbajt në Sallën Festive të Komunës së Vjenës, duke bashkuar kulturën, traditat dhe trashëgiminë e më shumë se 30 vendeve të botës.
Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Kosova u përfaqësua nga valltarët e Ansamblit “Hyjnesha” nga Grazi, të cilët para publikut në kryeqytetin austriak prezantuan kostume autentike nga trevat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
Pjesë e paraqitjes ishte edhe një valle me motive popullore, përmes së cilës publikut ndërkombëtar iu prezantua një pjesë e traditës dhe folklorit shqiptar, shkruan albinfo.at.
Krahas programit artistik në skenë, Kosova kishte edhe këndin e saj kulturor, i cili tërhoqi interesimin e pjesëmarrësve dhe vizitorëve. Ata patën mundësi të njiheshin më nga afër me traditat shqiptare, si dhe të shijonin ushqime tradicionale të Kosovës.
Mbrëmja “Costumes of the World 2026” solli në një vend përfaqësues të kulturave të ndryshme, duke shërbyer si hapësirë për promovimin e diversitetit kulturor, traditave dhe miqësisë mes popujve.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një tjetër mundësi për prezantimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare para publikut ndërkombëtar në Vjenë, qytet ku jeton dhe vepron një komunitet i madh shqiptar.
Kontribut të veçantë në prezantimin e Kosovës dha Ansambli “Hyjnesha”, i cili përmes kostumeve, valleve dhe elementeve të traditës shqiptare solli një pjesë të identitetit kulturor shqiptar në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












