Kosova
Kosova pa qasje të plotë në internet
Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë pa qasje të plotë në internet si pasojë e kontestimit të pavarësisë së saj. Ky izolim ka ndikuar në identitetin digjital, që po paraqet pengesë në zhvillimin e biznesit online për qytetarët e vendit.
Fjalia “Kjo video nuk mund të shikohet në shtetin tuaj” në Youtube, nuk është i vetmi indikator se si Kosova nuk ka qasje nëpër shumë platforma.
Shpjegimin që Youtube e jep për këtë, është se disa video në këtë platformë mund të kufizohen në një shtet për shkak të vendimit të krijuesit të përmbajtjes për të kufizuar disponueshmërinë në vende ose rajone të caktuara, që zakonisht lidhen me të drejtat e licencimit. Për më tepër, YouTube mund të bllokojë gjithashtu disa video për t’iu përmbajtur ligjeve vendore të atij vendi.
Gjiganti Google nuk e njeh sovranitetin e Kosovës. Vendi, në Google Maps e ka të shënuar kufirin me Serbinë me vija të ndërprera. Google është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe që fokusohet në teknologjinë e motorëve të kërkimit, reklamimin në internet, softuerin kompjuterik, tregtinë elektronike, inteligjencën artificiale dhe elektronikën e konsumit.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kjo kompani thotë se “territoret e kontestuara” i shënojnë në këtë formë.
“Në përputhje me politikat tona të gjera gjeopolitike, ne shfaqim në mënyrë objektive territoret e kontestuara në Google Maps duke konsultuar të dhëna nga një gamë e gjerë autoritetesh hartografike globale. Kur kufijtë janë të kontestuar, ne i shënojmë ata me një vijë gri të ndërprerë”, u shpreh Gabriela Chiorean, nga zyra e komunikimit e kompanisë Google.
Kosova nuk ka qasje as në PayPal – platformën më të madhe në botë për pagesa online – edhe pse sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit u shfrytëzua nga 23.1 për qind e përdoruesve të internetit.
Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se Kosova ka shkallë të lartë të depërtimit të internetit, porse tregtia elektronike është ende në fazat e hershme. Për shkak të COVID-19, ata shpjegojnë se më shumë kompani në Kosovë kanë filluar të eksperimentojnë me tregtinë elektronike apo biznesin në internet.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











