Lajme
Kosova ngec me frigoriferë, derisa vaksinat po vonohen
Qytetarët e Kosovës, edhe pas një viti që nga shfaqja e rasteve të para me virusin korona, nuk e dinë se kur mund ta kenë në dispozicion vaksinën kundër këtij virusi.
Ndonëse shkurti ishte muaji kur, sipas premtimeve të udhëheqësve institucionalë, do të arrinin dozat e para të vaksinës, kjo ende nuk ka ndodhur dhe as nuk dihet se kur do të ndodhë, shkruan Koha, transmeton Albinfo.ch.
Që nga e mërkura Qeveria e Kosovës e Ministria e Shëndetësisë nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS se për çfarë arsye ende nuk kanë arritur vaksinat në Kosovë dhe nëse pritet që ato të vijnë gjatë muajit mars.
As drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e të Zyrës së OBSH-së në Prishtinë nuk kanë qenë në dispozicion për të dhënë hollësi rreth çështjes së vaksinave anti-COVID. Muaj më parë, Kosova ka arritur t’i sigurojë frigoriferët për ruajtjen e kësaj vaksine, por marrëveshjet e shumëpërfolura me kompanitë prodhuese për sigurimin e saj ende nuk dihet nëse janë nënshkruar zyrtarisht.
Nga Shoqata e Pacientëve mungesa e vaksinës po shihet si shqetësuese dhe një veprim i pafalshëm i institucioneve të Kosovës.
“Problem më i madh se kjo mendoj se është mostransparenca e këtij procesi. Ne vazhdimisht kemi pasur premtime se do vijnë në këtë datë apo në një tjetër dhe do të vijë kjo dozë apo ajo dozë, por ende nuk kemi parë qartë se kush është furnizuese me vaksina, cili model i vaksinës, cila do jetë sasia dhe data e saktë kur ato vaksina do vijnë në Kosovë. Vazhdimisht kemi pasur premtime të pabazuara, të pafaktuara, që kanë shkaktuar një konfuzitet te popullata”, ka thënë Besim Kodra nga kjo shoqatë.
Sigurimi i vaksinës antiCOVID është përdorur në masë të madhe nga partitë politike edhe për fushatë zgjedhore, ku secila parti premtonte se do ta arrinte vaksinimin e mbi 70% të popullsisë.
Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta që ende nuk ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit, derisa numri i rasteve të reja po shënon rritje.
Në fillim të janarit, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, njoftuan për një marrëveshje me kompaninë Pfizer për sjelljen e rreth 300 mijë dozave të vaksinës, por kjo nuk është konfirmuar nga kompania. Zemaj pati njoftuar për sigurimin e vaksinës edhe përmes Austrisë, por kompania prodhuese ende nuk e ka licencuar atë.
Kosova është në pritje të dozave të vaksinës së Astrazenekës nga programi COVAX, por ky program nuk është përgjigjur në interesimin e KOHËS rreth hollësive të mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









