Kosova
Kosova ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore
Vendi në krizë – ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës
Sot, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë mbledhjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, më 13 prill, se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.
“Invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte agro-ushqimore në Evropë”, ka thënë Kurti.
Kosova nuk ka nivel të lartë të eksportit.
Eksporti i mallrave “Made in Kosova” në muajin shkurt, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 65.2 milionë eurove, ndërsa importi vlerën e 414.7 milionë eurove.
Por, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka thënë se “eksporti i mallrave, sado i vogël të jetë, mund të rrezikojë furnizimin e popullatës në të ardhmen”.
Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vënë ndalesa në eksportin e mallrave të caktuara ushqimore.
Por disa ditë pas vendimit, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rinisin eksportet e grurit për vendet e nismës “Ballkani i Hapur” që përveç Serbisë, përfshin edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











