Sport
Kosova merr lojtarë nga Turqia
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki po kërkon futbollistë nga mbarë Evropë, që ekipi i Kosovës të jetë i gatshëm për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Pas Necip Uysalit të Beshiktashit, një tjetër lojtar i kampionatit turk mund të bëhet i Përfaqësueses së Kosovës. Është Serdar Aziz, qendërmbrojtësi i sapotransferuar tek Galatasaray, që para dy vitesh ka luajtur nëntë ndeshje me Turqinë, i cili mund të vesh fanellën e Kosovës.
Aziz ka prejardhje shqiptare, derisa ka lindur në Bursa. Vetë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar për mediat turke se krahas Uysalit, mund ta ftojë edhe Serdar Azizin.
“Ne e duam Necipin, por jo nuk është e limituar. Ne besojmë se fanellën e Kosovës mund ta veshin edhe shumë lojtarë tjerë nga Turqia. Ne duam që fanellën e Kosovës ta vesh edhe Serdar Aziz nga Kosova. Ne do të takohemi edhe me Federatën Turke të Futbollit edhe me lojtarët që duam. Të gjithë janë të mirëseardhur, por së pari të presim mbylljen e Evropianit”, ka deklaruar Bunjaki për mediat turke.
Serdar Aziz është 25 vjeçar. Në 137 ndeshje me Bursasporin ka shënuar shtatë gola, dhe falë paraqitjeve të mira është transferuar këtë verë në Galatasaray.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, anulimet e fluturimeve, procedurat e përmbarimit dhe hetimet e... -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












