Kosova
Kosova kërkon nga BE-ja të përfshihet në masat e saj për energjinë
Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga to.
Presidenca e Republikës së Çekisë ka organizuar takim informal të ministrave të Energjisë së Evropës, ku u diskutua për masat për përmballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu reduktimin e kërkesës për energji elektrike, kufirin e të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimin e një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile.
Gjatë takimit, ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato, raporton Albinfo.ch.
Rizvanolli ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.
Veç tjerash, ministrja Rizvanolli ka kërkuar hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













