Lajme
Kosova ende pa vaksina anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë hesht
Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka nisur vaksinimin anti-Covid-19, edhe pse është paralajmëruar se vaksinat e para do të vijnë gjatë muajit shkurt.
Përkundër insistimit të KosovaPress, asnjë zyrtarë në MSh, nuk deshi të flas gjatë kësaj jave lidhur me atë se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri në detyrë, Avdull Hoti ditë më parë ka thënë se sasitë e para, disa mijë vaksina 10/12 mijë vinë gjatë shkurtit dhe të tjerat vinë çdo dy javë sasi tjera.
“Besoj që deri në muajin e pranverës do t’i vaksionojmë kategoritë më të ndjeshme. Ndërsa pandeminë e kalojmë kur ta kalojnë edhe vendet tjera”, ka thënë ai.
MSH po ashtu, ditë më parë ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e duhura për të ruajtur vaksinat antiCovid, sapo ato të arrijnë.
“Ndërkohë, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë ka hartuar planin e Imunizimit kundër COVID në Kosovë, duke bërë gati infrastrukturën e nevojshme dhe siguruar zinxhirin e ftohtë të ruajtjes së vaksinave (deri në -70 gradë celsius) dhe duke përgatitur kapacitet njerëzore që do të kryejnë vaksinimin. Së fundi, dje është bërë e ditur nga mekanizimi COVAX se 100 800 (Astra Zeneca) vaksina pritet të arrijnë në Kosovë gjatë shkurtit për të filluar me vaksinim”, thotë MSH.
Më shumë se 186 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 janë administruar në 82 vende të botës që nga nisja e procesit e deri më tani. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Bloomberg”, rreth 6,34 milionë doza vaksine kundër Covid-19 administrohen çdo ditë.
Në botë, kryeson për vaksinimin Izraeli, me 78 doza për 100 banorë, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe me rreth 52 doza për 100 banorë.
Në Rajon, Serbia ishte vendi i parë që nisi procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Ajo nisi procesin e vaksinimit kundër Covid-19, më 24 dhjetor 2020, 3 ditë para vendeve të Bashkimit Evropian. Serbia siguroi vaksina nga BioNTech-Pfizer dhe Sputnik V, vaksina ruse. Më vonë, Serbia siguroi edhe vaksinën kineze.
Në Shqipëri, nisi më 11 janar vaksinimi kundër Covid-19, 308 ditë pas identifikimit të dy rasteve të para me virusin Sars-Cov-2 dhe 15 ditë pas vendeve të Bashkimit Europian. Në stadiumin “Air Albania” u vaksinuan 48 mjekë që shërbejnë në spitalet Covid. Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama ishin të parët që morën vaksinën e Pfizer/BionTech në praninë e kamerave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej 11 janarit, kur edhe nisi procesi, e deri më 17 shkurt, janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor, 611 me dozën e dytë.
Gjithashtu, janë vaksinuar edhe 46 të moshuar në Shtëpitë e të Moshuarve, duke e çuar në total numrin e vaksinave të administruara, në 1747.
Shqipëria renditet si vendi i dytë me numrin më të lartë të dozave të vaksinave kundër Covid-19 të administruara e krahasuar me vendet e rajonit me një raport 0,06 për 100 banorë, dhe e fundit në raport me vendet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se brenda 14 muajsh do të kryhet i gjithë procesi i vaksinimit në vend, ku sipas tij, do të kryhen 300 deri në 500 vaksinime në ditë.
Maqedonia e Veriut nisi më 17 shkurt procesin e vaksinimit kundër Covid-19 me 4680 dozat e Pfizer/BioNtech të dhuruara nga Serbia. Ndërsa Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova ende nuk kanë nisur këtë proces.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












