Kosova
Kosova e pasur me thëngjill, nuk ka asnjë kontratë për shitje
Kosova zë vendin e pestë në botë me rreth 10 miliardë tonë rezerva të thëngjillit. Këtë pasuri, Kosova do të mund ta shfrytëzonte ekonomikisht, në kohën e krizës energjetike.
Kosova zë vendin e pestë në botë me rreth 10 miliardë tonë rezerva të thëngjillit. Këtë pasuri Kosova do të mund ta shfrytëzonte ekonomikisht, në kohën e krizës energjetike.
Kërkesa për këtë burim energjie, sipas Arben Kllokoqit nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, është rritur në dy vjetët e fundit, prandaj Kosova do të përfitonte nga tregtia në rajon.
Sipas tij, eksporti i linjitit në distanca të vogla do të ishte i volitshëm për Kosovën, pasi edhe çmimet në këtë kohë janë rritur.
Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht nuk ka kontratë të tillë me ndonjë prej shteteve, por ka hapur tender për shitje të qymyrit. Maqedonia e Veriut është një prej myshterinjve potencialë.
“Presim që ata drejtpërdrejt apo përmes ndonjë kompanie tjetër të vijnë të blejnë qymyr te ne dhe kjo do të kishte përfitime për KEK-un”, ka thënë kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, në një intervistë për Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Nevojë ka edhe Serbia që tashmë i ka goditur 1 milion tonë qymyr nga Kina.
Ministria e Ekonomisë nuk është përgjigjur nëse ka në plan një tregti të tillë, veçse vitin e kaluar ka dështuar shkëmbimi energjetik me Maqedoninë e Veriut, në mungesë të kushteve teknike e logjistike.
Por Kllokoqi propozon një tjetër formë të tregtimit. Sipas tij, kontratat potenciale duhet ta indeksojnë çmimin e energjisë elektrike.
Megjithatë, sindikalisti Nexhat Llumnica vlerëson se KEK-u nuk ka fuqi punëtore për një veprimtari të tillë.
Një ton thëngjill i kualitetit të lartë në tregun me shumicë aktualisht ka vlerë nga 350 deri 400 euro./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













