CH-Ballkani
Kosova dhe Serbia, janë “fajtore” për ngecjen e orëve digjitale në Evropë
Problemet politike në mes të autoriteteve të këtyre dy vendeve kanë bërë që të krijohet një boshllëk në rrjetin elektrik evropian
Ju jetoni diku në Evropë Perëndimore, si në Zvicër ose në Gjermani, ku çdo gjë funksionon kryesisht pa të meta, përfshirë këtu edhe mjetet e trafikut publik. Por edhe pse ju keni dalë me kohë nga shtëpia, ju ka ndodhur që autobusi ose treni ju ka ikur… Dhe këtu nuk jeni fajtor as ju dhe as autobusi por ora digjitale në shtëpinë tuaj, shkruan albinfo.ch. Njësoj ngecje kanë shënuar edhe orët digjitale të shporetëve elektrikë, orët e televizorëve ose të radiove me alarm. Ndërsa për ngecjen prej 5-6 minutash të orëve në fjalë, fajet janë, merreni me mend, në Kosovë dhe në Serbi!
Arsyeja është sa vijon: Furnizimi aktualisht i mangët me energji elektrike në rrjetin evropian të energjisë, rrënjët i ka në konfliktin Serbi-Kosovë, i cili është i shtrirë edhe sa i përket rrjetit elektrik. Shkurt: problemet politike në mes të autoriteteve të këtyre dy vendeve kanë bërë që të krijohet një boshllëk në rrjetin elektrik evropian, shkruajnë mediet zvicerane dhe gjermane. Ndërsa dihet se orët e përmednura punojnë mbio bazë të impulseve elektrike.
Thënë më saktë: Kosova gjatë periudhës së fundit ka prodhuar më pak energji elektrike ndërsa Sernbia ka refuzuar ta kompensojë këtë mungesë, gejgjësisht ta plotësojë boshllëkun e përmendur. Ky është shpjegimi që jep kompania që është përgjegjëse për këtë çështje “ETSO-E”. Sipas saj, frekuenca standarde e energjisë elektrike në rrjetin evropian është 50 Hertz ndërsa nga janari e këtej kjo frekuencë ka qenë diçka më e ulët, transmetin albinfo.ch. Kjo ka bërë që të ketë një deficit prej 350 sekondash . deri dje ende nuk ka qenë e qartë se nga e ka burimin propblemi.
Ndërsa sot “ENSO-E” ka njoftuar se bëhet fjalë për furnizimin e mangët nga njëri prej liferuesve. Më vonë u mor vesh se cilët janë këta liferues, pra vendet ballkanike: Kosova, Serbia, Maqdon idhe Mali i Zi por në veçanti Kosova dhe Serbia.
“ENTSO-E” eshtë zotuar se do të zgjidhë këtë problem por për këtë gjë mund të nevojiten disa javë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












