Lajme
Kontrabandë me para të falsifikuara nga Maqedonia në Kosovë
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka pranuar informacione se një person i dyshuar me iniciale (A.L.) është duke u marr me veprime kriminale, me falsifikim të parave të metalta të cilat dyshohet se i transporton nga Maqedonia e Veriut me veturën e tij (tipi i veturës i njohur për Policinë) dhe i sjell paratë në Kosovë.
“Me datë 17.01.2021 rreth orës 11:00, Policia ka marr informata se personi i dyshuar, i apostrofuar më lart me iniciale (A.L.) e ka kaluar pikën kufitare Hani Elezit dhe hetuesit rajonal kundër krimeve ekonomike në Ferizaj kanë vepruar menjëherë në teren, kanë bashkërenduar veprimet operacionale me Policinë kufitare të Hanit të Elezit dhe në Glloboqicë është ndaluar personi i apostrofuar (A.L), së bashku me një person tjetër (SH.B.) që në këtë rast ishte vozitës i veturës ( tipi dhe targat e njohura për Policinë) pronë e A.L.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tutje bëhet e ditur se Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin 40 paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë euro.
“Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)”, thuhet në njoftim.
Pas kryerjes së procedurave në pikën kufitare Glloboqicë, në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë sjellë në stacionin Policor në Ferizaj për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












