Lajme
Komunat i mirëpresin masat e reja, bëhen gati për pritjen e mërgatës
Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka mirëpritur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.
Këtë e ka thënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
“Komunat i kanë mirëpritur masat anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, jemi dakorduar që të ketë lehtësim të masave. Po ashtu jemi dakorduar që të ketë lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal“, ka deklaruar Ibrahimi.
Ibrahimi deklaroi se komunat po bëjnë përgatitje për pritjen e mërgatës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të premtes ka miratuar masat e reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga kjo e hënë.
Orari i gastronomisë është zgjatur deri në orën 23:00, ora policore është larguar, por ka hyrë në fuqi vendimi që pas orës 00:00 deri në orën 05:00 të mos ketë grumbullime të qytetarëve.
Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim që të lejohet mosbartja e maskës gjatë kohës kur një qytetar ec i vetëm në rrugë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











