Shqiptarët e Malësisë sot festuan për herë të parë Ditën e Komunës së Tuzit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Komunës aë Tuzit me anë të një postimi në Facebook.
“E uroj kryetarin Nikë Gjeloshaj dhe gjithë tuzjanët në këtë ditë të rëndësishme, e cila u arrit falë përpjekjeve shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Thaçi.
Tutje Thaçi ka shkruar se:”Tuzi ka qenë gjithmonë qendër e rëndësishme administrative, kulturore dhe tradicionale për malësorët shqiptarë, por me punën dhe përkushtimin e ri, ai do të bëhet shumë shpejt edhe një qytet modern”.
“Jam i lumtur që shqiptarët atje po vazhdojnë ta japin kontributin e tyre për bashkëjetesën dhe të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi.